Pakistan, sulm në Vaziristan, 21 të vdekur

09/06/2011 09:55

Talebanë të armatosur kanë sulmuar sot një postë kontrolli të forcave të
sigurisë pakistaneze në Vaziristanin jugor, me një bilanc provizor me
21 të vdekur.

Në sulm vdiqën tetë ushtarë dhe dhjetë të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë 13 ushtarë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me talebanët.

Vetëm një ditë më parë autoritetet kishin lejuar popullatën të qëndronte në zonë, që prej sulmit ushtarak të vitit 2009.

Top Channel