NATO bombardon sërish Tripolin

09/06/2011 01:50

Pavarësisht deklaratave të Gedafit dhe thirrjeve drejtuar popullit libian për martirizim në luftë kundër “pushtuesit”, NATO vijoi sulmet ajrore në Tripoli.

Dëshmitarët thanë se dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan në afërsi të bunkerit të kolonelit në mbrëmjen e së mërkurës.

NATO nuk bën me dije cilat ishin objektivat e saj, ndërkohë që nga autoritetet vendase nuk konfirmohet ende asnjë viktimë.

Top Channel