Meksikë, luftë mes bandash, 13 viktima

09/06/2011 00:45

Lufta mes bandave të narkotrafikut ka marrë sërishe jetë njerëzish në Meksikë.

13 persona mbetën të vrarë pas një sulmi të armatosur në një qendër rehabilitimi për përdorues të drogës në afërsi të kufirit Meksikë-SHBA.

Sipas autoriteteve bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave, përkatësisht kartelit të Gjirit dhe kartelit “Los Zetas” që veprojnë në zonë.

Qendrat e rehabilitimit për personat e varur nga droga janë bërë shpesh objet sulmi në Meksikë, pasi aty gjejnë strehim anëtarë të karteleve për të shpëtuar nga hakmarrja e grupeve rivale.

Top Channel