Kamioni mbi pelegrinët, tragjedi në Indi

09/06/2011 09:00

Një kamion ka shtypur një grup pelegrinësh që flinin në anë të një rruge në Indinë perëndimore, duke vrarë menjëherë 16 persona dhe plagosur 15 të tjerë. 4 të tjerë kanë humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti ka ndodhur në shtetin e Gujarat ku pelegrinët, në udhëtim për në Peer Baba Dargah në Dholka, kishin vendosur të flinin në një kryqëzim të rrugës mes Bagodra e Dholka.

Pikërisht në kryqëzim mjeti i rëndë, për arsye ende të paditura, ka dalë nga rruga dhe ka shtypur pelegrinët në mes të natës, duke shkaktuar një tragjedi.

Top Channel