Gates: S’do t’ia mbathim nga Afganistani

09/06/2011 19:10

SHBA nuk do t’ia mbathin nga Afganistani. Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, duke folur në përfundim të samitit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.

Nga Brukseli, Gates ka theksuar se ka qetësuar aleatët dhe se pret nga ata që të bëjnë të njëjtën gjë me trupat e tyre.

Ndërkohë, shefi në ikje i Pentagonit ka shprehur bindjen e tij se aleatët do të jenë në gjendje të vazhdojnë operacionet ushtarake në Libi. Por nga ana tjetër, ai e ka vënë theksin tek nevoja që ata të bëjnë më shumë përpjekje.

“Unë mendoj se ata do të jenë në gjendje të mbështesin misionin, por cështja është se sa e vështirë do të bëhet kjo nëse vende të tjera, që kanë kapacitetet dhe mjetet e duhura, nuk do të përfshihen në këto operacione. Vendet që mbajnë peshën e sulmeve janë nën një presion në rritje”, ka shtuar Gates.

Top Channel