Gaddafi, akuza për përdhunime

09/06/2011 12:00

Muammar Gaddafi mund te rendohet edhe me nje tjeter padi. Gjykata
Ndërkombëtare Penale në Hagë po ekzaminon provat që tregojnë se kolonel
Gaddafi ka urdhëruar një fushatë përdhunimesh nga ushtarët e tij, të
cilëve u janë shpërndarë për këtë arsye stimulues seksuale si viagra.

Prokurori Luis Moreno-Ocampo pohoi per AFP-ne se ka fakte per perdhunimet, torturat dhe zhdukjen e personave, ne ate qe pershkruhet si instrument terrori i perdorur kryesisht mbi femrat kundershtare te regjimit. Kjo teknike represioni, nuk eshte nje risi. Ajo eshte praktikuar edhe nga junta kiliane dhe argjentinase ne vitet 70 dhe 80. E ndersa lideri libian deklaroi dy dite me pare se do te luftoje deri ne vdekje, sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders fogh Rasmussen thote se per kolonelin nuk shtrohet me ceshtja nese do te ike, por kur do te ike.

Numri nje i aleances po i kerkon vendeve anetare të kontribuojnë në përpjekjet ushtarake për të mbrojtur civilët në Libi. Komentet e tij u bene ne diten të takimit dyditor të NATO-s, pikerisht ne kohen kur avionet e aleateve goditen serish Tripolin ne ato qe konsiderohen si bombardimet më të rënda deri tani.

Shtimi i sulmeve ajrore eshte duke ngritur pyetjen nëse NATO-ja po i përmbahet apo jo rreptësisht mandatit të OKB-së për të mbrojtur civilët nga forcat e Gaddafi-t. Javën e kaluar, aleanca e zgjati me tre muaj te tjere misionin e saj ne Libi.  

Top Channel