Siri, disa qindra vetë braktisin vendin

08/06/2011 15:55

Disa qindra sirianë po kalojnë kufirin verior për në Turqi, në përpjekje për t’i shpëtuar valës në rritje të dhunës që ka përfshirë vendin e tyre.

Shumë prej tyre thonë se po largohen nga qyteti Xhisr al Shugur, në prag të një ofensive ushtarake pas masakrës së disa dhjetra agjentëve të policisë atje.

Banorët që kanë vendosur të qendrojnë në qytet kanë ngritur barrikada nëpër rrugë, në tentativë për të penguar hyrjen e forcave të sigurisë.

Nga ana e saj, Turqia ka deklaruar se nuk do t’ua mbyllë dyert personave që do të kërkojnë të strehohen në të.

Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri turk Recep Taip Erdogan ka theksuar se, Turqia po monitoron situatën dhe i ka bërë thirrje Damaskut që të tregohet më tolerant.

Top Channel