Portugali, nisin bisedimet për qeverinë e re

08/06/2011 18:50

Kanë nisur sot në Lisbonë bisedimet për formimin e qeverisë së re portugeze mes liderit të PSD-së, fituese e zgjedhjeve të së dielës, dhe CDS-së, partia e dytë e qendrës së djathtë.

Negociatat kanë nisur me një samit mëngjesin e sotëm mes Pedro Passos Coelho dhe Paulo Portas, bëjnë të ditur mediat evropiane.

Bisedimet mes dy subjekteve politike, sipas burimeve, do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, formimi i qeverisë së re është parashikuar brenda fundit të javës së ardhshme, shtojnë më tej burimet.

Top Channel