Libi, sulm i ri në Misrata

08/06/2011 16:30

Trupat pro-Gaddafi-t kanë kryer një sulm të ri në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Misrata, në perëndim të Libisë.

Një korrespondent i BBC në këtë qytet deklaron se atje janë kryer sulme me raketa.

Ndërsa një zëdhënës i rebelëve tha: “Trupat e Gaddafi-t po bombardojnë me artiljeri të rëndë Misratën nga tre anë”.

Misrata është bërë objekt i sulmeve me raketa të rënda që nga nisja e konfliktit në Libi, në muajin shkurt.

Bastion i rebelëve mbetet lindja e Libisë, ndërkohë që forcat e kolonelit kontrollojnë shumicën e perëndimit, përfshirë kryeqytetin Tripoli.

Vetë Gaddafi deklaroi dje përmes një mesazhi audio se do të qendrojë në Tripoli deri në vdekje. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO, Anders Fogh Rasmussen ka përsëritur apelin për hartimin e një plani post-Gaddafi.

Top Channel