Gjermani, ulet numri i rasteve me bakterin E.Coli

08/06/2011 12:10

Numri i rasteve të reja të infektimit me bakterin vdekjeprurës E.Coli
enterohemoragjik, ka ardhur në rënie, cka i shtyn autoritetet gjermane
të shëndetësise të pohojnë me një optimizëm të kujdesshëm, se sëmundja
mund ta ketë kaluar pikun e saj.(UPDATE)

Per ministrin gjerman te Shendetesise Daniel Bahr ka disa argumente qe tregojne se me e keqja kaloi, megjithate eshte ende shpejt per te pohuar fundin e epidemise. 24 vete kane humbur jeten deri tani nga bakteri shkaktar i sindromes hemolitik-uremike, ndersa 2.400 vete jane infektuar prej tij dhe qindra prej tyre kane mbetur me komplikacione, sidomos persa i takon funksionimit te veshkave.

Sa per burimin e semundjes, ai mbetet ende i paqarte. Komisioneri i BE-se per Shendetin dhe Ceshtjet e Konsumatorit John Dalli e paralajmeroi Berlinin nje dite me pare te mos dale me ne perfundime te parakohshme e te pasakta, te cilat sic u pa qarte ne rastin e fermereve spanjolle, kane pasoja te renda.

“Ceshtja eshte se ka patur mosmarreveshje mbi interpretimin qe iu be rezultatit te analizave laboratorike. Gjermanet thone se ne kampionet e testuara kishte E.coli dhe spanjollet kembengulen se produktet e kultivuara prej tyre, nuk kishin asnje problem. Duhet te ishte treguar me shume kujdes ne kete drejtim. Te tilla te dhena duhen vertetuar shkencerisht dhe informacioni duhet te jete absolutisht i sigurte perpara se te behet publik”, tha John Dalli.

150 milione euro kompensime per fermeret u propozuan ne takimin e ministrave te Bujqesise te vendeve anetare te BE-se ne Luksemburg, shume kjo qe duhet te mbuloje periudhen nga fundi i majit deri ne fund te qershorit. Propozimi duhet te marre megjithate miratimin e te gjithe ministrave qe te hyje ne fuqi.

E ndersa ekspertet kerkojnë pa pushim origjinën dhe burimin e infektimeve nga patogjeni vdekjeprures, Shoqata e Spitaleve Gjermane i druhet mbingarkesës financiare të klinikave. Epidemia tregon sipas saj se sa e rëndësishme është që në spitale të ruhen kapacitet e shtretërve dhe personelit për të menaxhuar sa më mirë gjendjet e këtilla. Aktualisht situata po mbahet nen kontroll fale nje inciative te klinikave per te shkembyer personelin.

Top Channel