FAO: Cmimet e shtrenjta

08/06/2011 15:50

Organizata Botërore e Ushqimit parashikon se cmimi i ushqimeve në
tregjet ndërkombëtare do të mbetet i lartë dhe i paqëndrueshëm,
pavarësisht se prodhimi këtë vit pritet të jetë në shifra rekord.

Sipas raportit të saj të fundit, FAO thote se ka një kërkesë në rritje për ushqime cka do te thote i gjithe prodhimi do te konsumohet e per pasoje cmimet do te mbeten te larta. Sipas FAO-s, indeksi i çmimeve të ushqimeve te llogaritur prej saj,  ne maj ishte në 232, vetëm gjashtë pikë më poshtë vleres rekord prej 237 ne muajin shkurt.

Per FAO kjo do te thote, se kostot e importit të ushqimit, vecanerisht ne vendet e varfera do te  rriten me 30%. Qe ne total do te thote nje rritje prej 18 perqind e fatures krahasuar me nje vit me pare, nderkohe qe mesatarja boterore eshte 7 perqind.

David Hallam, drejtor i tregjeve të FAO-së dhe ndarja e tregtisë, tha: “Situata e përgjithshme e prodhimit për të kulturave bujqësore dhe mallrave është e  rende, me çmime qe qendrojne kokeforte ne nivele te larta dhe qe paraqesin rrezik per te krijuar deficte  te medh ushqimore per vendet me te ardhura te ulta. FAO thotë se edhe pse shanset  per rritjen e prodhimit ushqimor janë të inkurajuese per disa vende të tilla si Rusia dhe Ukraina, kushtet e motit  mund të pengojnë prodhimin e grurit dhe misrit ne Europë dhe Amerikën e Veriut.

Raporti i FAO thotë se në fillim të vitit ka pasur një shans të mirë që cmimet te ktheheshin ne nivele me te uleta. Por sipas FAO-s pervec motit,  faktore te tilla si katastrofa ne Japoni, nje vale e papare trazirash ne Afriken e Veriut dhe Lindjen e Mesme sollen rritje te cmimit te naftes i cili rrit edhe kostot prodhimit te ushqimeve por dhe transportit. Pervec kesaj edhe roli spektulativ i tregterave ka ndikuar ne rritjne e cmimeve, thote FAO e cila kerkon me shume transparence ne treg.

Top Channel