E.Coli, ministri gjerman optimist

08/06/2011 02:40

Ministri gjerman i shëndetësisë u shpreh optimist në lidhje me ndalimin e përhapjes së variantit vdekjeprurës së bakterit E.Coli.

Ministri Daniel Bahr tha para gazetarëve se ekzistojnë disa argumenta të fuqishme që të bën të mendosh se përhapja e bakterit tek njerëzit është ndalur. Megjithatë sipas tij është ende herët për të folur, apo për të thënë se tashmë gjithcka është e sigurtë.

Baketi ka shkaktuar vdekjen e 24 personave dhe 2400 të tjerë të prekur.

Më herët, ditën e martë, BE propozoi një fond prej 150 milion euro si kompensim ndaj fermerëve që u goditën nga paniku i përhapjes së bakterit.

Top Channel