Bërthamoret, edhe Zvicra i thotë “jo”

08/06/2011 21:15

Deputetët zviceranë të Dhomës së Ulët të Parlamentit kanë miratuar sot planet e paraqitura nga qeveria për heqjen dorë nga energjia bërthamore brenda vitit 2034.

I hapet kështu rrugë një procesi të gjatë politik që parashikohet të mbyllet pas muajsh të tërë.

Zvicra ka pesë reaktorë bërthamorë. Sipas planit qeveritar, reaktori Beznau 1 duhet të fiket në vitin 2019, Beznau 2 dhe Muehleberg në vitin 2022, Goesgen në 2029 dhe Leibstadt në 2034.

Vendimi i Zvicrës vjen pas atij të marrë nga qeveria gjermane, që parashikon fikjen e të gjithë centraleve bërthamore brenda vitit 2022.

Top Channel