Terrorizmi, Interpoli: Al Kaeda është një kërcënim

07/06/2011 09:15

Megjithë vrasjen e Osama bin Laden, Al Kaeda dhe grupet bashkangjitur mbeten kërcënimi kryesor terrorist.

Lajmin e ka theksuar kreu i Interpolit, Ronald Noble, në kuadër të një takimi në Singapor.

Linjat ajrore dhe format e tjera të transportit publik përbëjnë rreziqet më të mëdha.

“Trafiku ajror dhe shoqëritë ajrore të fluturimeve mbeten një objektiv primar i terroristëve, edhe pse nga të dhënat e fundit vëmë re një interes në rritje për transportin në masë”, ka deklaruar Noble.

Top Channel