Siri, ushtria gati për sulm

07/06/2011 12:20

Qyteti Xhiser al Shugur ne veri te Sirise pergatitet per nje sulm te
ushtrise, nje dite pas deklarates se qeverise se 120 police ishin
masakruar atje nga banda te armatosura.

Damasku zyrtar e beri te qarte se do te perdore forcen per rivendosjen e situates nen kontroll. Banoret e qytetit tani i druhen nje raprezaljeje dhe permes mesazheve te postuara ne rrjetin social Facebook, apelojne per ndihme nga jashte.
Akvitistet vazhdojne te kembengulin se rebelimi kunder regjimit te Bashar al Asadit eshte paqesor dhe se bandat e armatosura nuk jane aspak pjese e tyre.

Te henen, te gjitha linjat e komunikacionit ne qytet ishin nderprere, cka e beri te pamundur verifikimin e detajeve te sulmit. Siria nuk lejon qe gazetare te huaj te raportojne mbi zhvillimet ne vend. Lajmin e marrjes se Zhiser al Shugurit nga qindra persona te armatosur e dha televizioni shteteror, i cili foli per prita e sulme me bomba ndaj forcave te sigurise.
Mbeshtetesit opozitare e pohuan se ka patur luftime, por situata sipas tyre eshte teper e paqarte dhe nuk eshte cudi qe ky te jete nje tjeter inskenim i qeverise per te justifikuar mesymjen e qytetit. Nga ana tjeter, disa aktiviste sugjerojne se mund te behet fjale edhe nje rebelim brenda vete forcave te rendit.

Xhiser al Shugur ka qene ne 1980-ten epiqendra e kryengritjes kunder ish presidentit Hafez al Assad, nje revolte qe u shtyp brutalisht nga regjimi e rezultoi ne dhjetera vdekje. Franca nderkohe eshte shprehur e gatshme t’i kerkohe Keshillit te Sigurimit te votoje draft-rezoluten qe denon veprimet e Damaskut, pavaresisht rrezikut te vetos ruse. Ministri i Jashtem francez Alain Juppe deklaroi ne ëashington se Parisi beson me force qe nje mbeshtetje e fuqishme ne keshillin 15 anetaresh do ta binde Mosken te ndryshoje mendim.

Top Channel