SHBA, zjarr i madh në Arizonë

07/06/2011 08:45

Më shumë se 94500 hektarë pyll janë djegur në Arizonë për shkak të zjarrit të madh që prej ditësh mban të angazhuar 2500 zjarrfikës dhe 22 helikopterë.

Shumë komunitete janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa një re e madhe tymi mbulon rajonin malor të Wallow, pranë kufirit me Nju Meksikon.

Zjarrfikësit nuk arrijnë të shuajnë zjarrin për shkak të klimës së thatë dhe erës së fortë në zonë.

Flakët nuk kanë shkaktuar ende viktima, por ato vazhdojnë të përparojnë me shpejtësi në zonë.

Deri në këto momente janë evakuuar të paktën 3 mijë persona.

Top Channel