SHBA, kongresmeni shfajësohet për skandalin

07/06/2011 15:40

Duhet të ishte një shaka. Shfajësimi i kongresmenit të New York-ut
Anthony Weiner te perfshire ne skandalin e kthyer ne ngjarje dite ne
Shtetet e Bashkuara, nuk ka tingelluar shume bindes, edhe pse gjate mea
culpa-s, perfaqesuesi demokrat u përlot para gazetareve.

46-vjecari pranoi ate qe kishte mohuar me pare: vendosjen e nje fotoje intime te tij ne rrjetin twitter dhe ato qe i quajti ‘raporte te pahijshme’, me gra qe kishte njohur online.

“Dergova nje foto timen si mesazh te drejtperdrejt per nje grua ne Seattle. Ishte shaka. Por kur e kuptova se ishte postuar ne faqen kryesore, me zuri paniku, dhe fillova te them se ishte nje kurth. Ne fakt ka qene gabimi im, une e dergova”, tha Weiner.

Pak ore pas ketij rrefimi, lideret demokrate kane diskutuar mbi masat qe duhen marre ndaj ne kete rast, ndersa Weiner, edhe pse pranoi fajin, e beri te qarte se nuk ka ndermend te dorehiqet. 46 vjecari, qe pritej te kandidonte per kryetar bashkie te New York-ut ne 2013-ten, eshte i martuar me Huma Abedin, ndihmese e sekretares amerikane te shtetit Hillary Klinton prej nje kohe te gjate.

Bashkeshortja nuk dinte asgje per kete aktivitet te kongresmenit online. Megjithese e pranoi gabimin, Weiner kembenguli se nuk ka patur marredhenie intime me asnjeren nga grate qe kishte njohur ne internet, kryesisht permes FB. Tani pyetja qe shtrojne mediat amerikane eshte: vertetë nuk pranon te largohet vete, por a do te arrije t`i mbijetoje skandalit, ndersa e ardhmja e tij ne politike tashme, eshte teper e paqarte?

Top Channel