OKB: Jemeni të dalë nga kriza

07/06/2011 04:10

Kombet e Bashkuara bënë thirrje ndaj Jemenit që të tejkalohet sa më parë kriza dhe vendi të shkojë drejt reformave demokratike.

“Shpresoj që tashmë presidenti Abdullah Saleh të arsyetojë vetë pozicionin në të cilin ndodhet vendi i tij”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, që gjithësesi nuk kërkoi hapur dorëheqjen e tij.

Por një gjë e tillë u bë nga Uashingtoni në një deklaratë pak orë para OKB-së. SHBA i bëri thirrje presidentit Saleh të lërë pushtetin për t’i hapur rrugë demokratizimit të jetës në vend.

Top Channel