Obama: Kriza evropiane të mos zgjerohet

07/06/2011 21:30

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se kriza e shkaktuar nga borxhi europian nuk duhet lejuar që të kërcënojë ekonominë globale.

Deklaratën e tij Obama e ka bërë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Problemet e eurozonës nuk duhen lejuar që të rrezikojnë rimëkëmbjen e ekonomisë globale”, ka nënvizuar presidenti amerikan.

Obama dhe Merkel kanë diskutuar edhe për operacionet e NATO-s në Afganistan e Libi, procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe cështje të tjera ekonomike.

Më herët Obama kishte thënë se problemet që kanë prekur eurozonën janë vetëm një nga një numër problemesh të jashtme që prekin ekonominë amerikane.

Top Channel