Jemeni, SHBA: Tranzicion i menjëhershëm

07/06/2011 00:35

Shtetet e Bashkuara i bënë apel presidentit të Jemenit, Ali Abdullah Saleh të ndërmarrë reformat e nevojshme për një “tranzicion të menjëhershëm dhe paqësor” në vendin arab.

Sipas Uashingtonit, tranzicioni i menjëhershëm është zgjidhja më e mirë dhe në të mirë të banorëve dhe të gjithë shtetasve të Jemenit, por edhe për paqen në rajon.

Deklarata vjen në një moment kur në Jemen janë përshkallëzuar protestat anti-qeveritare. Mijëra protestues, të inkurajuar edhe nga largimi i Saleh për në Arabinë Saudite për t’u kuruar pas atentati me granatë në zyrat e tij, dolën në rrugë të mbështetur nga opozita vendase.

Top Channel