“Projekti Liria”/ Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt
Qeveria japoneze, në një raport dërguar ANEA-së, deklaron se Japonia nuk ishte e përgatitur për një katastrofë bërthamore të atyre përmasave që goditën Fukushimën.
Raporti në fjalë thotë se një neglizhim në mbikëqyrje mund të ketë kontribuar në krizën radioaktive.
Autoritetet kanë bërë thirrje për ta kthyer Entin rregullator të energjisë bërthamore të pavarur nga Ministria japoneze e Industrisë.
Kërkesa është bërë pasi enti dyfishoi vlerësimet e tij për rrjedhjen e radioaktivitetit në javët e para pas katastrofës.
Agjencia për sigurinë bërthamore aktualisht vlerëson se 770 mijë terabekarelë janë lëshuar në atmosferë pas katastrofës së 11 marsit, që është më shumë se dyfishi i vlerësimit të mëparshëm prej 370 mijë terabekarelësh.
Top Channel