E.Coli, një rast i dyshuar në Kanada

07/06/2011 08:50

Një rast i parë i dyshimtë për infektimin nga bakteri E.Coli është bërë publik nga autoritetet shëndetësore kandadeze.

“Ontario ka regjistruar një rast të dyshimtë të E.Coli të lidhur me epideminë në vijim në Evropë. Bëhet fjalë për rastin e parë në Kanada”, ka bërë të ditur në një kmunikatë Arlene King, përgjegjëse sanitare e provincës më të populluar të vendit.

Personi i infektuar është një shtetas kanadez që kishte udhëtuar kohët e fundit në Gjermani.

Top Channel