E.Coli, edhe dy të vdekur në Gjermani

07/06/2011 14:50

Rëndohet bilanci i vdekurve nga epidemia e E.Coli në Europë. Bakteri
vrasës ka shkaktuar edhe dy viktima të tjera në Gjermani, duke e cuar në
25 numrin total të të vdekurve.

Viktimat e fundit janë dy gra të moshuara, të cilat paraqisnin probleme të rënda me veshkat, të shkaktuara nga bakteri i rrezikshëm.

Ndërkohë në spitalet gjermane gjendja është alarmuese. Numri i personave të shtruar me infeksion nga ky bakter vazhdon të rritet nga ora në orë.

Ndërkohë Komisari Europian për Shëndetin, John Dalli, deklaroi para Asamblesë Plenare të Europarlamentit, se për momentin nuk është konfirmuar ende origjina e bakterit të rrezikshëm.

Top Channel