Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Komisioni Evropian ka propozuar një paketë prej 150 milionë eurosh për të ndihmuar fermerët që humbën prodhimet e tyre për shkak të bakterit E.Coli.
Prodhuesit e perimeve kanë konstatuar rënien e shitjeve të tyre menjëherë pas shpërthimit të epidemisë, që ka shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe infektimin e 2400 të tjerëve.
Ministrat e Agrikulturës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po vazhdojnë bisedimet në Luksemburg.
Komisioneri i BE për Shëndetësinë, John Dalli deklaroi se përhapja e bakterit-vrasës është e kufizuar në veri të Gjermanisë dhe se nuk ka nevojë për zgjerimin e kontrolleve në Evropë.
Dalli shprehu gjithashtu qëndrimin e tij kundër përhapjes së informacioneve të pakonfirmuara, që sipas tij kanë sjellë frikë tek fermerët dhe konsumatorët.
Top Channel