Bahrein, gjykohen mjekët

07/06/2011 03:40

Autoritetet në Bahrein kanë hapur një proces gjyqësor kundrejt 47 mjekëve dhe infermierëve që ndihmuan të lënduarit gjatë protestave të dhunshme të disa muajve më parë.

Ndaj punonjësve të shëndetësisë janë ngritur akuza të ndryshme, madje ato shkojnë deri tek “tentativë për përmbysjen e monarkisë”.

Ata u paraqitën përpara një gjykatë ushtarake në Manama, ndërkohë që mbaheshin të arrestuar që prej muajit mars, kur edhe nisën protestat. Nga ky muaj në vend u vendos ligji i gjendjes së emergjencës që u hoq vetëm pak ditë më parë.

Top Channel