SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
Ish-kreu i FMN-së, Dominique Strauss Kahn ka deklaruar pafajësinë e tij në gjykatën e Nju Jorkut, proces ku ai akuzohet për dhunë seksuale.
Konkretisht, Kahn akuzohet se ka sulmuar një kamariere në dhomën e tij të hotelit në Manhatan, ku po qëndronte më 14 maj.
Dyshimet bënë që ai të arrestohej në një avion, që nga Nju Jorku do të nisej për në Paris. Nëse shpallet fajtor, Strauss Kahn do të përballet me 25 vjet burg.
Strauss Kahn mbërriti në gjykatë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, gazetarja franceze Anne Sinclair.
Një grup punonjësish të hotelit ka bërtitur ndaj tij “të të vijë turp”, duke shprehur kështu solidaritetin me kamarieren që akuzon ish-kreun e FMN-së se e ka sulmuar.
Top Channel