Siri, vriten 80 policë në një pritë

06/06/2011 17:20

Tetëdhjetë policë sirianë janë vrarë në një pritë të ngritur në qytetin Jisr al Shughour, në Siri.

Lajmi vjen pas një fundjave të mbushur me protesta në qytetin veri-perëndimor, ku trupat kanë arritur të shtypin protestat anti-qeveritare që kanë përfshirë vendin.

Të paktën 35 persona, përfshirë këtu agjentë policie, mbetën të vrarë ditën e diel, bëjnë të ditur mediat lokale.

Protestuesit, të cilët i bëjnë thirrje presidentit Bashar al Assad që të tërhiqet, kanë shkundur Sirinë prej disa muajsh.

Por kreu i shtetit ka treguar se nuk do t’ia dijë nga presionet e protestuesve, të cilët ai i konsideron terroristë, dhe ato të ndërkombëtarëve, që kanë filluar të kthehen në sanksione.

Top Channel