SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
Një masakër e vërtetë është regjistruar në Siri, ku 120 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në përleshje të ndryshme në qytetin veri-perëndimor të Xhisr al Shugurit.
Lajmet e para flisnin për 20 agjentë policie të vrarë në një pritë të ngritur nga banda të armatosura.
Por më vonë autoritetet lokale kanë sqaruar se dhjetra më shumë kanë vdekur në ngjarje të tjera, përfshirë 82 në një sulm në bazën e tyre.
Nëse bilanci konfirmohet, kjo do të jetë dita me gjakderdhjen më të madhe për forcat siriane të sigurisë, që nga nisja e protestave anti-regjim.
Gazetarët e mediave të huaja janë të kontrolluar në mënyrë strikte dhe për momentin është e pamundur që lajmet të verifikohen.
Njoftimet e televizionit publik sirian vijnë një ditë pasi një aktivist për të drejtat e njeriut tha se të paktën 35 persona, mes të cilëve disa policë, janë vrarë në fshatin Xhisr al Shugur, pranë kufirit me Turqinë.
Top Channel