SHBA, “ferr” në Arizona, frikë tek banorët

06/06/2011 16:25

Mbi 2300 zjarrfikës po luftojnë me flakë të mëdha që kanë rënë në shtetin e Arizonës në SHBA.

Flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi dhe deri tani kanë mbuluar 743 kilometra katrorë, po kërcënojnë komunitetet malore në lindje të shtetit.

Tymi që del nga djegja e pyjeve me pisha mund të shihet nga shtetet fqinje si Nju Meksiko dhe Kolorado. Parashikuesit e motit deklarojnë se gjendja mund të përkeqësohet, pasi pritet të shtohen erërat.

Guvernatori i Arizonës, Jan Brewer, i cili mbikëqyri me helikopter zonat e mbuluara nga zjarri, e ka cilësuar situatën si “të tmerrshme”.

Shumë banorë të resortit Grir, në Malet e Bardha, u larguan ditën e shtunë, duke mbledhur plackat e tyre dhe duke u larguar me automjete, pasi flakët po afroheshin.

Top Channel