OKB, Ki Moon kërkon mandatin e dytë

06/06/2011 19:45

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Sigurimit që të mbështesë kandidaturën e tij për 5 vjet të tjera.

Kërkesa është paraqitur në një letër të dërguar nga Ki Moon presidentit të radhës së këshillit, ambasadorit Gabon Nelson Messone.

Ki Moon e ka drejtuar Pallatin e Qelqtë në vitet e fundit me një qëndrim të moderuar dhe është përpjekur të ruajë ekuilibrat mes superfuqive.

Vendimtare për të ardhmen e tij në krye të organizatës më të rëndësishme të botës do të varet kryesisht nga vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Top Channel