NATO: Epokës së Gaddafi-t po i vjen fundi

06/06/2011 16:45

Gaddafi-t po i vjen fundi dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të fillojë të mendojë për periudhën post-kolonelit.

Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Për fazën e tranzicionit, Rasmussen ka vlerësuar se një rol thelbësor duhet ta luajnë Kombet e Bashkuara.

“Gaddafi ka humbur epërsinë në pjesën më të madhe të vendit, duke mbetur i izoluar si në shtëpinë e tij, ashtu edhe jashtë shtetit”, ka pohuar Rasmussen.

Sipas sekretarit të përgjithshëm, populli libik duhet të fillojë të planifikojë të ardhmen e tij drejt një shoqërie të lirë dhe demokratike, duke lënë pas regjimin e frikës.

Top Channel