Hetimi zgjerohet në Rumani, Andrew Tate akuzohet për trafikim fëmijësh dhe aktivitet seksual me të mitur
NATO ka bombarduar sot selinë qendrore të shërbimeve sekrete të kolonelit Muammar Gaddafi në Tripoli.
Lajmin e bën të ditur Aleanca përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se sulmi ka qenë i koordinuar me saktësi të lartë.
“Sulmi është kryer në kuadër të fushatës për dobësimin e kapaciteteve të regjimit të Gaddafi-t, me qëllim që të mos kryejë më krime kundër popullit”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, NATO shkatërroi ndërtesën e Parlamentit të Libisë, po në Tripoli. Ndërtesa ishte dëmtuar nga një sulm tjetër ajror i kryer rreth tre javë më parë.
Në të njëjtin kompleks ndodhet zyra e prokurorit të përgjithshëm dhe dy ndërtesa që përdoren nga dy OJQ që kujdesen për fëmijët.
Ndërtesat e goditura sot, mes të cilave edhe selitë e radios dhe televizionit shtetëror, ndodhen rreth 2 kilometra nga sheshi Jeshil, në qendër të kryeqytetit.
Top Channel