Jemen, opozita: Po kalimit të pushtetit

06/06/2011 16:05

Koalicioni kryesor i opozitës në Jemen thotë se do të pranojë kalimin e pushtetit tek zëvendëspresidenti, pasi presidenti Ali Abdullah Saleh u largua për në Arabinë Saudite.

Ndryshe, partitë e bashkuara të opozitës paralajmërojnë se do të formojnë një qeveri tranzitore.

Zëvendëspresidenti Abd Rabu Mansour Hadi u shfaq në skenë të shtunën, kur shefi i tij u nis për mjekim në Arabinë Saudite.

Ende nuk dihet nëse Saleh, i cili u plagos javën e kaluar në një sulm ndaj kompleksit të tij rezidencial, do të kthehet në Sana.

Burime presidenciale deklarojnë se ai ndodhet në Riadh vetëm për trajtim mjekësor dhe se do të kthehet në Jemen së shpejti.

Saleh, që drejton vendin që prej vitit 1978, deri tani ka refuzuar të lërë postin, pavarësisht protestave dhe rebelimit tribal që e ka cuar vendin pranë luftës civile.

Top Channel