Gjermani, mbyllen centralet bërthamore

06/06/2011 17:50

Gjermania ka miratuar sot projekt/ligjin që parashikon braktisjen e energjisë bërthamore brenda vitit 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë. Sipas projekt/ligjit, centralet bërthamore aktive në Gjermani do të mbyllen gradualisht në 11 vitet e ardhshme.

Tre të parët do të mbyllen në vitet 2015, 2017 dhe 2019, ndërsa impiantet e mbetura në vitet 2021 dhe 2022.

Miratimi i projekt/ligjit vjen pas një vale protestash të zhvilluara në mbarë Gjermaninë kundër energjisë bërthamore.

Qytetarët gjermanë kundërshtuan energjinë në fjalë pas katastrofës së ndodhur në centralin japonez të Fukushimës.

Top Channel