E.Coli, negative testet në fermën gjermane

06/06/2011 17:05

Testet e para në një fermë gjermane, e cila dyshohet si burimi i përhapjes së bakterit E.Coli, kanë dalë negative.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet e Saksonisë së Ulët, sipas të cilave nga 40 kampione të ekzaminuara, 23 kanë dalë me rezultate negative.

Gjithësesi, teste të mëtejshme pritet të bëhen. Burimet thonë se zbulimi i burimit të bakterit mund të jetë i vështirë, pasi disa javë kanë kaluar që nga shpërthimi i tij.

Ferma në Uelzen, në jug të Hamburgut, u vlerësua ditën e diel si burimi i mundshëm i bakterit që deri tani ka vrarë 22 persona.

Fillimisht autoritetet gjermane akuzuan kastravecët spanjollë si origjinën e E.Coli-t, gjë që shtyu shumë fermerë të prishnin të mbjellat e tyre.

Mbi 2200 persona janë sëmurur nga ky bakter në më shumë se 12 vende, ku infeksioni dyshohet të jetë marrë nga udhëtimet në Gjermani.

Top Channel