Mbahen zgjedhjet në Portugali

05/06/2011 18:10

Portugezët votojnë sot në zgjedhjet e parakohëshme për t’i dhënë fund pas 3 muajve krizës politike që u pasua nga një qeveri “në detyrë”.

Zgjedhjet u shkaktuan pas dorëheqjes së kryeministrit dhe liderit të Partisë Socialiste, Jose Socrates në muajin mars, pas rrëzimit të planit të tij për daljen e vendit nga kriza në parlamentin vendas.

Opozita dhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës në atë kohë votuan kundër planit të kryeministri Socrates sepse sipas tyre godiste njerëzit me të ardhura të pakta.

Portugalisë iu kërkua nga FMN dhe BE një plan i qartë shkurtimesh e kursimesh në mënyrë që të merrte ndihmën prej 78 milion eurosh që vendi kishte nevojë për stabilizimin e financave.

Top Channel