FMN, 3 mld dollarë për Egjiptin

05/06/2011 17:45

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria e tranzicionit në Egjipit arritën një marrëveshje sipas të cilës, Kajro do të përfitojë një hua prej 3 miliard dollarësh nga FMN.

FMN vlerëson përpjekjet e qeverisë egjiptiane për të ristablizuar ekonominë dhe financat e saj që pësuan rënie drastike pas trazirave për largimin e ish-presidentit Hosni Mubarak që përfunduan në muajin shkurt.

Trazirat dëmtuan sektorin e turizmit, zëri kryesor i të ardhurave të ekonomisë së Egjiptit. Por ndikim pati edhe rënia drastike e grumbullimit të taksave.

Gjithësesi, marrëveshja për huanë prej 3 miliard dollarë duhet të miratohet më parë nga bordi drejtues i FMN-së dhe parlamenti e Këshilli Suprem Ushtarak në Egjipt.

Top Channel