E.Coli, epidemia stabilizohet

05/06/2011 15:40

Zyrtarët europianë deklarojnë se ka shenja që epidemia nga bakteri vdekjeprurës E. Coli po stabilizohet.

Sipas tyre ritmi i njerëzve të  prekur është ulur, por mjekët paralajmërojnë qytetarët që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm me higjenën e  tyre. Mund të jetë qetësuar, por ende nuk ka marrë fund, thonë ata.

18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1830 të tjerë janë infektuar nga baketri E.Coli që prej pikasjes së tij më 1 maj. Shumica e të prekurave janë regjistruar në Gjermani.

Shkencëtarët arritën ta dëshifrojnë kodin gjenetik të bakterit që rezulton një formë hibride tepër toksike për njerëzit.

Gjermanët janë këshilluar të mos konsumojnë perimet të paziera ndonëse laboratorët europianë kanë hedhur dyshime nëse janë produktet e kontaminuara burimi epidemisë. 

Top Channel