SHBA, Edwards deklarohet i pafajshëm

04/06/2011 13:05

Ish-kandidati për president i SHBA, John Edwards është deklaruar i
pafajshëm nga akuza për shpërdorim të fondeve të fushatës për të fshehur
një lidhje jashtëmartesore.

Një trupë gjykuese nga Karolina e Veriut akuzoi ish-senatorin demokrat se kishte përdorur fondet e dhuruara nga dy donatorë për të fshehur lidhjen me Rielle Hunter.

Thuhet se ai përdori fondet në mënyrë ilegale për të paguar shpenzimet e Hunter dhe për ta fshehur atë nga mediat.

“As që diskutohet që kam bërë gabim dhe jam gati të mbaj përgjegjësi të plotë për atë që kam bërë”, ka deklaruar Edwards duke dalë nga gjykata.

Por nga ana tjetër ai ka shtuar: “Por unë nuk kam shkelur asnjë ligj dhe asnjëherë nuk kam menduar se po e shkelja”.

Rielle Hunter, një regjisore e njohur, ndiqte fushatën e 57-vjecarit në vitin 2008 me qëllim prodhimin e një filmi mbi jetën e tij. Por duke kaluar shumë kohë me të, mes të dyve lindi romanca, që solli në jetë edhe një fëmijë.

Top Channel