Portugalia në prag zgjedhjesh

04/06/2011 21:55

Megjithëse kryeministri në ikje i Portugalisë, Zhose Sokrates është i vetëdijshëm që nuk do të fitojë në zgjedhjet e së dielës, ai nuk i heq shpresat.

Sondazhet tregojnë favorit, liderin e Partisë Social-Demokrate Pedro Passos Koelho, por, sipas tyre, ai nuk do të jetë në gjendje të qeverisë i vetëm, do t’i duhet mbështetja e partisë popullore të Paulo Portas.

Detyra e qeverisë së ardhshme do të jetë të përmbushë angazhimet e Portugalisë për planin e shpëtimit prej 78 miliardë eurosh.

Top Channel