Papa, vizitë në Kroaci

04/06/2011 21:20

Papa Benedikti i XVI ndodhet në Zagreb për një vizitë dy-ditore. Pasi mbërriti në aeroportin “Pleso”, ai zhvilloi një takim privat me presidentin Ivo Josipovic.

Vizita e Atit të Shenjtë, synon të inkurajojë Kishën Katolike, në kohën kur vendi po përfundon bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kroacia është 90% katolike dhe Vatikani kërkon të ketë një tjetër vend me shumicë katolike në bllok, për të mbrojtur kësisoj rrënjët dhe vlerat e krishtera të kontinentit të vjetër.

Top Channel