Meksikë, horror në shtetin e Sinaloas

04/06/2011 11:00

Koka dhe duart e një personi janë lënë në shkallët e hyrjes së selisë së
guvernatorit të shtetit meksikan Sinaloa, Mario Lopez Valdez.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave mbetjet trupore dyshohet se janë të një polici të vrarë disa ditë më parë.

Së fundmi ndaj guvernatorit Valdez janë hedhur një sërë akuzash për lidhje me kreun e kartelit Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman, një ndër presonat më të kërkuar në botë.

Rite të tilla, që ngjajnë me ato të një filmi horror, janë bërë të zakonshme në Meksikë, ku trafikantët u presin kokën policëve në rast sekuestrimi të drogës.

Lufta për kontrollin e narkotikëve në vendin e Amerikës Latine ka shkaktuar rreth 30 mijë të vdekur që nga viti 2006, kur presidenti Calderon u shpalli luftë karteleve.

Top Channel