Libi, në aksion helikopterët e NATO-s

04/06/2011 08:35

NATO ka njoftuar se ka kryer sot sulmet e para me helikopterët luftarakë në Libi.

“Helikopterë ushtarakë, nën komandën e NATO-s, janë përdorur për herë të parë më 4 qershor, në aksione ushtarake mbi Libi”, thuhet në një komunikatë zyrtare.

Aleanca e Atlantikut të Veriut sqaron më tej se, mes objektivave të goditur rezultojnë automjete, pajisje dhe trupa ushtarake.

Vendimi për përdorimin e helikopterëve u mor disa ditë më parë, pas verifikimit të nevojës për të afruar më shumë luftën nga ajri në tokë.

Për këtë arsye forcat ajrore britanike kanë vënë në dispozicion disa helikopterë të tipit “Apache”, ndërsa ato franceze të tipit “Tiger”.

Top Channel