Kuvajti përfshihet nga protestat

04/06/2011 08:50

Protestat anti-qeveritare kanë përfshirë dje edhe Kuvajtin, ku rreth 500 qytetarë kanë manifestuar në qendër të kryeqytetit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, manifestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe dhënien fund të krizës politike.

“Njerëzit duan rrëzimin e kreut të qeverisë”, bërtisnin personat e tubuar në sheshin kryesor të Qytetit të Kuvajtit.

Falë një sistemi të mirë mirëqënieje, Kuvajti ka shmangur deri tani protestat masive si ato të verifikuara në Egjipt, Jemen, Siri, etj.

Por shteti ka pësuar një stanjacion dhe është rritur ndjeshëm opozita ndaj kryeministrit Sheikh Nasser al-Mohamad al-Sabah.

Top Channel