Kubë, disidenti Farinas sërish në grevë

04/06/2011 09:10

Disidenti kuban Guillermo Farinas ka njoftuar se ka nisur dje një grevë të re urie, e 24-ta në 15 vitet e fundit.

Me këtë formë proteste Farinas i kërkon qeverisë së Raul Castro që të dalin para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e opozitarit Juan Soto.

Farinas, 49 vjec, vitin e kaluar, pas një greve 135-ditore arriti të siguronte lirimin e 52 të burgosurve politikë.

Juan Soto, 46 vjec, vdiq më 8 maj në spital, vetëm tre ditë pasi ishte arrestuar.

Top Channel