Gates: Negociata paqeje me talebanët

04/06/2011 09:30

Presioni ushtarak ndaj talebanëve do të sjellë mundësi reale për negociata me krerët e grupeve të rebelëve në Afganistan.

Deklarata është bërë sot nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, i cili ndodhet në Singapor për një konferencë mbi mbrojtjen.

“Teksa presioni mbi talebanët po rritet, ne mund të parashikojmë mundësi reale për negociata gjatë vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Gates.

Shefi në ikje i Pentagonit ka njoftuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një prani ushtarake “solide” në Azi, për të mbrojtur aleatët dhe lidhjet tregtare.

“Trupat amerikane do të vendosen në mënyrë që të ruhet prania jonë në Azinë veri-lindore dhe që të përforcohet ajo në jug-lindje dhe në oqeanin Indian”, ka pohuar Gates.

Top Channel