Afganistan, vriten 4 ushtarë të NATO-s

04/06/2011 13:35

Katër ushtarë të huaj janë vrarë nga një bombë e vendosur në rrugë, në një zonë në lindje të Afganistanit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komanda e NATO-s, përmes një komunikate për shtyp. Në njoftim nuk bëhet e ditur kombësia e viktimave, por shumica e trupave që shërbejnë në lindje të vendit janë amerikanë.

Të paktën 220 ushtarë të huaj kanë vdekur në Afganistan që nga fillimi i vitit, bën të ditur faqja e internetit iCasualities.

Më herët, NATO njoftoi se dy ushtarë të ISAF ishin vrarë në jug ditën e premte, por pa dhënë detaje mbi vdekjet.

Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se një ushtar i saj është vrarë teksa patrullonte në rajonin Lashkar Gah, pranë provincës së Helmandit.

Top Channel