SHBA: Disidentja iraniane Sahabi vdiq prej dhunës

03/06/2011 10:00

Disidentja iraniane Haleh Sahabi, e cila ndërroi jetë të mërkurën gjatë
funeralit të të atit në Teheran, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit
vdiq si pasojë e dhunës dhe keqtrajtimit nga forcat e sigurisë
iraniane.

Për Sahabin zyrtarisht u njoftua se motiv i vdekjes ishte infarkti.

Ndërkohë gjatë funeralit për babanë e Sahabit, ndërhyri policia që tentoi të shpërndante turmën. Disidentja ka protestuar dhe mesa duket ka mbetur viktimë e dhunës policore.

Top Channel