Kili, hetohet vdekja e Pablo Nerudës

03/06/2011 02:40

Gjykata Supreme në Kili vendosi t’i japë dritën jeshile një hetimi për zbardhjen e vdekjes së shkrimtarit me famë botërore, Pablo Neruda.

Drejtësia dhe hetimet duhet të përcaktojnë nëse shkrimtari Neruda vdiq nga kanceri në prostatë, ashtu sic qendron edhe raporti zyrtar deri më sot, apo u vra.

Hetimet do të nisin pas deklaratës së ish-sekretarit personal të Nerudas, Manuel Araya, i cili tha se shkrimtari madh vdiq pas një injektimi vdekjeprurës me urdhër të ish-liderit famëkeq të Kilit, Augusto Pinochet. Vrasja, sipas Araya-s u bë pasi Pinochet nuk dëshironte intelektualë kundër tij, aq më tepër Nerudën.

Neftalí Ricardo Reyes Basoalto, i njohur me emrin e artit, Pablo Neruda, vdiq më 23 shtator të 1973 në një klinikë në Santiago të Kilit në moshën 69 vjecare. Ai mori famë për poemat e tij si dhe për “fiksimin” për të shkruajtur gjithmonë me ngjyrën e tij të preferuar, jeshile.

Top Channel