Jemen, presidenti Saleh ndodhet në spital

03/06/2011 19:05

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh ndodhet aktualisht i shtruar në spital, pasi u plagos nga një sulm më artiljeri të rëndë ndaj pallatit presidencial në Sana.

Lajmin e bën të ditur edicioni online i BBC, që iu referohet burimeve zyrtare jemenase.

Më herët burime të pakonfirmuara deklaruan se Saleh kishte mbetur i vrarë nga të shtënat, por një drejtues i partisë në pushtet e përgënjeshtroi lajmin.

Situata në Jemen është tensionuar jashtëzakonisht në ditët e fundit, ku luftëtarët e fiseve tribale, të lidhur me opozitën, po luftojnë me forcat e sigurisë.

Top Channel